Sikur zhurma, zhurma po e mbulon arsyen, e heshtja tinëzare sikur ka kapluar skenat mediale, e disa nga mediet sikur janë rënë pre e mashtrimeve dhe vrapojnë pas një mashtrimi në tjetrin.
Këto ditë që nga emisioni televiziv e gjeri te shtypi, portalet u morën me thashë e thëme, u morën me Jusuf Buxhovin, me Donikën, e cila pa fajin e saj është rënë në valët e interesit, pa e kuptuar në esencë idealin e babait të saj, njeriut të madh, heroit të kombit.
Nuk doja të flisja për Donikën. Sa e sa herë e kam torturuar vetën të shkruaja, a mos të shkruaja, por arsyeja më ka mundur se; është bijë e atdhetarit, heroi të kombit. Për këtë devijim të saj përgjegjësin duhet ta mbanim ne si shoqëri, të paktën që nga mosha e pjekurisë t’i tregonim se me çfarë ideali ka rrugëtuar heroi i kombit, Jusuf Gërvalla dhe të bënim përpjekje që në formësimin e saj t’i tregohet se kush janë ata që ishin kundër veprës madhore të heroit, Jusufë Gërvallës dhe mësuesit, ideatorit të tij, Adem Demaçit. Kush ishin ata që e ndiqnin këmba- këmbës veprimtarinë e tij dhe të mësuesit e veprimtarëve tjerë? Për fat të keq kishte shqipfolës që përmes pendës dhe propagandës së tyre tmerronin shtypin e asaj kohe duke i quajtur me lloj-lloj epitete, më të ndyra, bijtë e kombit, që nuk bënin rrugëtim idealist vetëm për vete, por edhe për këta njerëz që i fyenin me këto epitete, e që sot mund të ketë edhe në maje të ndonjë partie, apo diku në qeveri e përmendore deri në katin e shtatë.
Pikërisht për këtë nuk po mund të hesht kur të tjerët heshtin, kur Donika pa e kuptuar mirë rrugëtimin e babait të saj e sulmoi mësuesin e babait, heroin e gjallë të babait, ideatorin e babait, të them edhe jetën e babait, sepse Jusufi për Atdhe dhe Heroin e tij ishte i gatshëm në çdo moment të jepte jetë dhe ajo pa ju dhimbsur fare.
Nuk e di pse për të gjitha këto, bija e heroit, nuk ndalet e t’i mendoi në detaje të paktën të kursehej nga mediat, të paktën për hir të atdheut dhe të babait të saj të mos na e sulmon mësuesin, atdhetarin, ideatorin e kombit, legjendën e gjallë, Adem Demaçin.
Sepse këto fyerje dhe sulmime ndaj legjendës së gjallë, janë fyerje për kombin, në tërësi, për gjakun e rënë për këtë gjysmë lirie, ndërsa devijimi dhe rruga e shtrembër nuk janë gjë tjetër vetëm përpjekje për t’i rehabilituar sharësit e gjakut, lirisë së kombit, ata që sot vrapojnë për ta pastruar emrin dhe për të dalë në maja të kombit duke fshehur të bëmat e tyre dhe sot duke u shitur më papë se papa.
Nuk e di pse heshtni ju që nuk duhet të heshtni?
Jam më se i bindur se nesër do të dal realiteti dhe më se i bindur se Donika do ta kuptojë se kush kanë qenë shqipfolësit që e kanë urryer rrugën e Jusufit, që edhe e kanë sulmuar me të gjitha mjetet e mundshme e deri te akti i atentatit, mbase edhe përpjekjet për ta cilësuar si luftë të gabuar dhe të rrezikshme për ish-Jugosllavinë, gjë që në fakt rruga e Jusufit dhe mësuesit të tij ka qenë dhe ka mbetur e rrezikshme ndaj atyre që i shërbenin pushtuesit dhe për vetë pushtuesin….
Sikur këto ditë nëpër media elektronike, e në ato të shkruara u lakua emri i Jusuf Buxhovit, nga Hysen Gega ku përveç tjerave thotë: “pas arrestimit tim më 31 dhjetor 1980), përveç Mehmet Lumit, Lorenc Selmanit, më ka intervistuar edhe Jusuf Buxhovi, të cilin e dija për gazetar që raportonte nga Boni i Gjermanisë. Jusuf Buxhovi, me këtë rast, përveç tjerash, bashkë me inspektorët e tjerë të UDB-së, gjatë gjithë kohës ai i fyente dhe i mallkonte Gërvallajt dhe Ibrahim Kelmendin, i quante armiq të Jugosllavisë dhe bashkëpunëtorë të regjimit të Shqipërisë.”
Si për çudi në një emision televiziv atë të RTK-së Buxhovi, mundohej ta mashtrojë popullin, dhe thotë se: “UÇK- në e ka filluar lideri i LDK-së”, e në fakt lideri i saj thoshte këtë: „ Ata që gjinden nëpër male kanë ardhur nga perëndimi, janë kundër interesave të Kosovës dhe LDK-ja nuk i përkrahë“ (Bota Sot, 1997), sikur edhe thoshte janë të frustruar, të fshehur pas Serbisë e çfarë nuk i vinte për kokë. Për bijtë e UÇK-së, ky lider…, kërkonte edhe ndihmën e UDB-së, CIA t’i zbulonin dhe t’i shpartallonte, sikur dhe kërkonte ta gjende dorasin që kishte qëlluar mbi kryeçetnikun Serb, drejtorin e dhunshme të Universitetit të Prishtinës, Papoviqin (për lexuesin; dorasi ishte heroi i kombit, Zahir Pajaziti).
Z.Buxhovi për këtë shpifje që e keni pohuar ju, mendoi se, vet Isa Mustafa s’do ta pranonte si të sinqertë dhe do të reagonte me këtë shprehje;- mos gënje zoti Buxhovi sepse po vetëm në ëndërr po ta kishte parë lideri ynë do të çmendej e lere më ta formoi, apo të jetë iniciator i UÇK-së. Madje Buxhovi shkon deri te LPK-ja dhe UÇK-ja se gjoja këto paska qenë Marksist-leniniste, enveriste, apo edhe bashkëpunëtore me KGB-në dhe UDB-në. Z. Buxhovi me këto përpjekjet tua nuk mundeni ta mashtroni popullin dhe t’i ikni përgjegjësisë suaj prej një bashkëpunëtori të devotshëm të UDB-së, për këtë e dëshmon Hysen Gega, Ibrahim Kelmendi, në dy librat e tij si dhe Nafi Cegrani kur ju akuzon si pjesëmarrës në skenarin e likuidimit të vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës dhe ju vë në listën e atyre bashkëpunëtorëve kryesor të UDB-së në Maqedonie, si edhe njëri prej atyre njerëzve që keni ndjekur organizatat atdhetare, prijësit e saj të devotshëm si Jusufin, Kadriun dhe i keni cilësuar e si nacionalist, kundërrevolucionar, armiq të Jugosllavisë së Titos. Të gjitha këto njeriu i kohës së sotme do të vihet në siklet dhe do ta pyet vetën vallë se si ka mundur të ekzistoi ndonjë shqipfolës që të jetë kundër lirisë së vet dhe sot të fshihet pas turpit dhe të dal në skenë me gënjeshtra dhe të shitet patriot, luftëtar i denjët i kombit!?
Nuk do të doja të merrem me Buxhovin, nga fakti se, nuk kam ndonjë argument shtesë përpos atyre që i kam dëgjuar si student dhe si veprimtar i LPK-së dhe i UÇK-së ku thuhej se gishti i Buxhovit është drejtuar kundër vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, kundër atdhetarëve që e donin lirin e kombit dhe lirin e Buxhovit, madje shkrime që dalin për Buxhovin dhe në anën tjetër përpjekja e tij për dëshmuar se nuk është ai çfarë po e cilësojnë ata që kanë pësuar drejtpërdrejti nga tavolina e akuzave që iu është bërë ish të burgosurve nga Buxhovi.
Por një e di dhe jam i siguritë se LPRK-ja(LPK-ja) ka qenë dhe ka mbet vazhduese e idealit të Bacit Adem, Jusufit, Kadriut, Rexhepit, Nuhiut, Afrimit dhe të dëshmorëve të tjerë që ishin për Shqipërinë Etnike. E me të drejtë do t’i bashkohem mendimit të mikut tim Beslim Elshanit se “Nuk do të pësonte gjë z.Buxhovi nëse do të fliste hapur për atë pjesë të pakëndshme të jetës së tij, përkundrazi, do të vlerësohej sinqeriteti i tij dhe veprat e tij të fundit nuk do të vlerësoheshin më si një “larje mëkatesh”.
Për këtë do të shtoja për të gjithë ata që kanë gabuar, apo kanë qenë të shtrënguar të jenë kundër lirisë së Kosovës, kundër veprimtarisë patriotike të atdhetarëve të kombit, LPK-së dhe të UÇK-së e që nuk kanë bërë mëkate të rënda të tërhiqen nga rruga e mashtrimit dhe t’i kërkojnë falje popullit për të bëmat e tyre, e mos të vazhdojnë me gënjeshtra ta mashtrojnë popullin dhe ta pastrojnë emrin e tyre, e siç po përpjekën disa…, se do të vije një ditë që populli do të gjykoi drejtë, e që për mashtruesit do të jetë tepër vonë.