Alisa Braku Ndoci: Nëse dikur dënoheshe më heqje lirie, sot të dënojnë me presion largimi nga puna

Kur të pa korruptuarit guxojnë të hapin gojën

Para disa ditësh, ndoshta pak lexues kanë lexuar një artikull në disa gazeta online, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në lidhje me disa reagime të mia personale rreth lëvizjes studentore në vendin tonë. Ndër të tjera pa frikë e rinxora një fenomen të shëmtuar në mes të tjerave që është korrupsioni në shkolla dhe pikërisht fenomeni  “MITMARRJA”e cila është kopertinë korrupsioni në përgjithësi. Sidomos më i thelluar në shkollat profesionale. Para disa vitesh “shtabi” kishte thirr ish ministren e arsimit z. Lindita Nikolla dhe unë e theksova fenomenin, jo për të ndëshkuar pehlivanët, por për tu ardhur në ndihmë nxënësve që u duhet të përballen me këtë fenomen, pra për tu hapur gojën sikur një herë atyre nxënësve dhe prindërve që për katër vite shkollim u duhet super sakrificë ekonomike, morale, e ulje dinjiteti të nivelit të fëmijës, që u premtohet fillimisht një muaj ose më shumë para konkursit se është gjeni  nga talenti, e pas dy muajsh pranimi prindi duhet të paguajë ore private mësimi, që super talenti gjeni  i djeshëm, të arrijë rezultate, e se kjo arrihet vetëm me orë suplementare të paguara ekstra.

Të enjten e kaluar na thërrasin si sektor i Kantos në një mbledhje urgjente, ku para provimeve semestrale ku  në gjuhën tonë quhen “baxho” nxituam për mbledhje.

Por nuk ishte asgjë që kishte të bënte me “baxhon”, e cila është pas pak ditësh, por për intervistën time dhe pak ditë më parë, duke e cilësuar artikullin si  “ofendim institucioni” (hahahaaa)!!!

Mu drejtua direkt me një Ti !!! Për disa sekonda kuptova se kush kishte renduar i pari. Pasi dëgjova prej saj për disa minuta akuzat absurde drejtuar personit tim, e duke më kërkuar emrat konkrete,

I thashë se më pret mësimin, sepse kam nxënësit në klasë, te cilët janë dy ditë para provimit. Nëse artikulli ka vrarë dikë aq me bën, pasi kur nuk i vret ndërgjegjja atyre që e kanë kthyer në perfeksion këtë fenomen, si duhet të më vras mua ndërgjegja? E  kështu u ktheva në klasë tek nxënësit e mi, duke I lenë hapësi atyre që ta mbaronin mbledhjen, e  të gjenin me emra konkret, kush është nga kreu i listës gjer tek i fundit. Gjate rrugës nga salla e mbledhjes tek klasa ime, më bëri përshtypje që nëndrejtoresha K. ZH mohoi dhe nuk i kujtohej i njëjti diskutim i Imi para ish ministres së arsimit për mitmarrje. Doemos sepse edhe pse shqetësimi i ministres ishte për një peticion  kundër ish drejtorit të Liceut, që mbaroi atë ditë me shkarkimin e tij, dhe dy muaj nuk u përfol ish drejtori dhe shkarkimi i tij,  korridoreve dhe kafeneve, por tema dhe diskutimi im për korrupsionin. Doemos kur hyra në klasë,  fillova të shqetësohesha për inkuizicionin masovik, sepse me keqardhje Shqipëria më shumë vazhdon formën e diktaturës së proletariatit me format e saja të reja. Nëse dikur dënoheshe më heqje lirie, sot të dënojnë me presion largimi nga puna, nëse nuk je indiferent me korrupsionin, dhe konformist ndaj kopertinave të shëmtuara të korrupsionit. Nuk vonoi shumë e disa kolegë, ndoshta 20% ( pozitiv) erdhën tek unë duke më thënë se kishin marrë urdhër të mos largoheshin nga puna, pa dorëzuar poshtë në nëndrejtori peticionin e formuluar kundër meje. Me vete thashë le ta bëjnë peticionin sepse edhe pjesa e 20% pozitiv, u duhet të firmosin 100% dhe të kamuflojnë atë 80% që u djeg e vërteta. Të nesërmen tmerri I së vërtetës së hidhur nxjerre nga unë në intervistë, duket se dhe më shumë kishte nxehur gjakrat. Një urdhër i dytë nga nëndrejtoresha e Liceut,  që të përpilohej peticioni nga shefja e Kantos, e të nënshkruhej ky peticion nga mësuesit e katedrës së Kantos  nga të gjithë pa përjashtim, e  urgjentisht të dorëzohej, për të marre masën ndaj meje ” Paralajmërim për pushim nga puna”.

Fryrjet e organikave në institucionet shtetërore  janë pa fund, e në pamundësi të matjes së nivelit të atyre ekzistues nëpërmjet audicionit që mbetet  utopi,  mënyra për të hapur vende pune për ata që me muaj u premtohet vendi i punës, përdorin shantazhin e prerjes së fjalës së lirë, e hop sapo hapet një vend pune të premtuar. Imagjinoni lexues në c’kohë jetojmë. Sapo lexojnë një artikull që fshikullon fenomene aktuale, fillojnë shantazhet dhe presionet që, kurbani o duhet të pranojë që ka bërë lapsus, ose ka qenë ne momente emocionale të rënduar dhe se ka kontrolluar se çfarë ka thënë, e madje të bëjnë edhe psikopat, ose më e pakta ka gabuar gazetari!!! Kështu merr fund kjo pune me këshilluan koleget e mia (hahaaaa!).

Në rastin konkret jua merr mendja qe a do ketë ndërgjegje dhe maturinë e një fëmije adoleshent, e të flasë për fenomenin sa është në bankat e shkollës???

Doemos një përqindje e guximshme edhe po, por 90% e atyre nxënësve që kryen katër vite dhe u zhgënjyen nga piratet gjobëvnës, që nga pranimi e gjer në ditën e fundit pa diskutim që do reagojnë e do pranojnë të vërtetën e hidhur që jetuan, e kaq shumë ju rëndoi e ju rëndon.

Mjafton të shohësh sasinë e nxënësve të pranuar, cilësia e aftësisë së tyre le për të dëshiruar, pavarësisht se ndoshta dëshira dhe pasioni i tyre është pa limit e lart.

Detyra e jonë  është të bëjmë maksimumin për to, në bazë të rregullave e normave pedagogjike të vendosura nga ministria, e për ministrinë ne quhemi pedagog ndërsa për mësim dhënien mësues. Pedagogu nuk është gradë shkencore që ndryshon me titullin mësues, më duket se është e njëjta gjë.

Për cilësinë e studentëve fillestar unë nuk kam patur asnjëherë pretendime, dhe shpesh torta është ndarë në thela sipas majmërisë së prindërve të nxënësve. Unë duke patur vullnetin që edhe nëse më kanë  lenë thërrimet e tortës, puna ime cilësore ( më falni për modestin e tepruar) kanë qenë rezultatet e plotësimit të ëndrrave të nxënësve,  që kanë vazhduar në Akademi tonë dhe jashtë Shqipërie.

Asnjë nga koleget nuk e do që studenti i tij të mos vazhdojë, por diku ngec edhe në kriteret e pranimit për studime të larta.

Ndoshta gaboj nëse përdor termin që Jesusi u tha burrave që mbanin gurët në dorë  për të vrarë Maria Magdalenen: “ kush është pa mëkate të gjuaj gurin e parë” sepse theksova më lart se ndërgjegja e atyre që janë zhytur në këtë batak, është 0 dhe doemos e pashë që nuk kishin një gur në dorë, por kishin pronotuar  vagonë treni të mbushur me gurë diku nga gurorja më e afërt.

Nëse dikush nuk gjakoset- nuk fiton asnjëherë drejtësia dhe ndershmëria. Nëse zgjodha të jem  unë viktima,  e bëra jo për të ndarë mitmarrjen korruptive të atyre që e kanë rrogë të pestë, por për tu ardhur në ndihmë prindërve që nuk kanë mundësi të paguajnë extra për fëmijët e tyre.

Specialistet gjithmonë kanë gjetur forma edhe kundër turmës e jo me kundër personit të parë që po e thotë këtë të vërtet. Në ndërgjegjen time, nuk e kam shkuar as nëpër mend që nxënësit e mijë të jenë të detyruar të bëjnë pagesa extra edhe pse kanë ndjekur mësim jashtë orës së tyre. Përkundrazi,  u kam thënë e u them, hajdeni kur jeni pushim në klase dhe dëgjoni edhe çfarë u them të tjerëve për profesionin. Çdo fjale është mësim për ju. Filantropia dhe bamirësit për nxënësit e mi, po ti përmendja në këtë artikull do te duken si të futesh në  1 tonelat me mjaltë, një xhezve me helm. Mjalti sado sasi nuk do shpëtoje të helmuarit nga helmi.

Më kërkuan më emra konkret, por unë u lashë kohë të “vetëvriten”, pasi emrat do i shkruajnë me mendjelehtësi sipas rëndesës që mbajnë mbi shpatulla. U bëj thirrje me këtë artikull të dytë, se do dëshiroja që prindërit “open mind”, ose që duan të godasin ketë fenomen, të ngrihen e të thonë qëndron apo jo?

Dhe  nëse inkuizicioni e shtabi merr masa ndaj meje, sa të jenë gjallë e do ta kenë peng. Do pranoja çdo pasoj nga prindërit dhe nxënësit që kam dhe kam kaluar vite me ta. Nëse unë kam shfaqur qoftë edhe një herë pafytyrësi, ti ngarkoj me  para për orët private. Për mua ka qenë kënaqësi që nesër nxënësit kurdoherë,  herët a vone të mos ma zënë kokën me derë, e tu jem borxh për atë që s’më takon, që është mitmarrja.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …