Shoqëria Civile nga komuna e Besianës (ish-Podujevës), në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit për nderë të 31 janarit, ditës së rënies së heronjve të kombit Zahir Pajaziti , Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët.
Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjtë- Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Aktiviteti është i hapur për pjesëmarrje të te gjithë qytetarëve të vendit , prandaj organizatori iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar të bëhën pjesë e këtij aktiviteti për të dhuruar gjak që shpëton jetë.
Agjenda
Aktiviteti: Dhurimi vullnetar i Gjakut
Data: 31.janar.2019
Vendi: Orllan, Kompleksi Zahir Pajaziti
Koha : Nga ora 11:00, deri në ora 14:00
Me Respekt
Rexhep Zeka Drejtor Ekzekutiv Në
OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë
TEL +383 45 513 130
Organizata Jo-Qeveritare – Sundimi i Demokracisë në Kosovë