Sot në Junik është mbajtur Akademi përkujtimore për tre heronjtë e kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Në të cilën kanë marrë pjesë familjarë të dëshmorëve të kombit, ish-luftëtarë të lirisë dhe personalietete të jetës politike. Në fjalën e tij para të pranishmëve kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e vlerësoi lartë veprën dhe sakrificën sublime të heronjve në fjalë që janë ndër të parët që kanë rënë për liri. Ai e vëri theksin tek heroi i Junikut, Edmond Hoxha i cili në rininë e tij është bashkuar më njerëz të idealit. Në të gjitha etapat historike dhe në të gjitha proceset njerëzit tanë i kanë mbajtur lidhjet në mes vete tha ai. Më tej Haradinaj ka folur edhe për proceset e tanishme politike në vend. Ai ka thënë së po kërkohet që Kosova të jap tokë në këmbim të njohjes nga Serbia. Ai u ka bërë thirrje edhe liderëve të tjerë politikë në vend për të treguar unitet në raport më këtë gjë. Kryeministri theksoi së Serbia nuk do ta merr tregun e Kosovës pa e dhënë njohjen e shtetit tonë. Kjo sipas tij nuk është kundër partneritetit më SHBA-në dhe miqtë e tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …