Përkujtohet 29 vjetori i masakrës së Malishevës

Me rastin e 29 vjetorit të masakrës së Malishevës, janë bërë homazhe në vendin e rënies, përkatësisht në pllakën e ngritur për dy të vrarët, Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, si dhe janë bërë homazhe në varrezat e tyre në Malishevë dhe Bubavec. Homazhe kanë bërë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar komunal, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, i shoqëruar edhe nga anëtar të kuvendit si dhe ish drejtuesit e komunës në vitin 1990. Më 30 janar të vitit 1990, një ditë pas protestës së madhe në Malishevë, forcat policore kanë shtënë mbi popullatën e Malishevës, ku janë vrarë Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë në Malishevë dhe në katër drejtimet, në hyrje dhe dalje të Malishevës. Ngjarja e 30 janarit të vitit 1990, është një prej ngjarjeve që shënon edhe kthesë të madhe në institucionet e asaj kohe, pasi për herë të parë është bërë një reagim dhe kundërshtim nga ana e institucioneve, lidhur me vrasjen e qytetarëve të pafajshëm nga regjimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …