Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i ka kujtuar sot heronjtë e kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 22 vjetorin e rënies së tyre heroike. Ai ka thënë se sakrifica dhe gjaku i tyre u bënë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Sot kujtojmë me krenari dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, të rënë heroikisht gjatë një aksioni ushtarak në fshatin Pestovë, 22 vite më parë, aksion ky që ishte edhe një nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave policore serbe. Sakrifica dhe gjaku i tyre u bënë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme për heronjtë e Kosovës!”, ka shkruar Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …