leoni

Është mbajtë mbledhja e parë e Asamblesë komunale në Deçan për vitin 2019

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale të Deçanit Haki Shehaj, është mbajtë mbledhja e  I-rë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Të pranishëm në këtë seancë ishin: i pari i komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetar Sami Cacaj, ekzekutivi komunal, përfaqësues nga OSBE-ja etj. Për këtë seancë ishte propozuar ky rend pune:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2019,

Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2019,

Shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve,

Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Deçanit,

Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për ndarjen e 10,000 € si subvencionim për ndërtimin e shtëpive me donator për aspekt humanitarë,

Shqyrtimi i Rekomandimit  të Komisionit për emërimin e rrugëve dhe marrja e vendimit për emërim të rrugëve,

Marrja e vendimit për miratimin e listës së vlerave të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit,

Formimi i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale,

Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pika 1 dhe pika 2 e rendit të ditës janë miratuar unanimisht nga të gjithë asamblistët. Seanca ka vazhduar me Shqyrtimin dhe miratimin e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve. Kjo pikë e rendit të ditës ngjalli debat si tek pozita po ashtu dhe te opozita, por lidhur me punën që është bërë për këtë rregullore nga komisioni i dalë nga Asambleja Komunale, arsyeshmërin e dha Lirije  Zukaj, kryetare e këtij komisioni lidhur më  ndryshimin e kësaj rregulloreje. Pas debatit kjo pikë e rendit të ditës është miratuar më shumicë votash nuk është votuar nga grupi parlamentar i LDK-së. Pika e 5-të e rendit të ditës lidhur më  Shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Deçanit, për këtë pikë të rendit të ditës janë dhënë sqarime nga Drejtori për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, ku pas sqarimeve të duhura edhe kjo pikë e rendit të ditës më shumicë votash miratohet.

Pika e 6-të  është votuar unanimisht nga të gjithë asamblistët.

Pika e 7-të e rendit të ditës do të diskutohet në seancën e radhës, për pos pikës nr. 4-të të rekomandimit, me të cilin bëhet riemërimi i rrugës “Shpend Rexhaj” në fshatin Gramaqel, e cila deri tani është quajtur “Jagozi” ndërsa për të tjerat është kërkuar nga komisioni që të plotësohen me dokumente shtesë dhe të diskutohet në seancën e radhës.

Pika e 8-të e rendit të ditës është votuar unanimisht.

Seanca ka vazhduar me pikën e rendit të ditës lidhur më  Formimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale. Komisioni sipas rregullores duhet të ketë 7 anëtarë: katër anëtarë nga Kuvendi i Komunës, një anëtar nga ekzekutivi, një nga shoqëria civile dhe një nga përfaqësuesit e fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane. Përbërja e komisionit duhet të përfaqësojë përbërjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës

Nga asambleja komunale komisioni ka këtë përbërje :

Albana Lokaj –AAK

Shkëlzen Haderxhonja –AAK

Mon Selmonaj –PDK

Uran Tolaj –LDK

Ndërsa edhe me tre anëtarë të tjerë, si përfaqësues të Ekzekutivit, OJQ dhe përfaqësuesit e fshatit do të dorëzohen në sekretarinë e Kuvendit. Në të ndryshme janë ngritur edhe disa çështje nga anëtarët e Kuvendit për të cilat ka dhënë përgjigjet e duhura nga Kryetari i Komunës dhe nga zyrtar tjerë kompetent.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …