leoni

Kryetari Haliti falënderon drejtorin e deritanishëm të DBZHR-së, Veton Ademi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor dhe të tjerë kanë pritur në takim Veton Ademin, i cili për 5 vite rresht ka udhëhequr Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ndarë një mirënjohje për Ademin, për punën dhe përkushtimin e tij të bërë në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kurse Ademi falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e tij si të qeverisjes komunale por edhe zyrtarët komunal të cilët kanë bashkëpunuar me të derisa ai udhëhiqte DBZHR-në në Viti. Përndryshe shumë shpejt do të bëhet me dije se kush do të udhëheq këtë drejtori.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …