SBASHK-u, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj pas arritjes së marrëveshjes e konfirmojnë se mësimi nis të hënën

SBASHK-u, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj pas arritjes së marrëveshjes e konfirmojnë se mësimi nis të hënën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë për media së bashku me kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharin. Konferenca e tyre erdhi pas arritjes së marrëveshjes me SBASHK-un për fillimin e mësimit të hënën. Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai udhëheq nuk i ka keqkuptuar asnjëherë kërkesat e të gjithëve në lidhje me ligjin për Pagat. Ai tutje tha se marrëveshja me SBASHK-un do të ishte e pamundur pa kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. “Ne asnjëherë s’i kemi keqkuptuar shqetësimet e tyre ne gjithëherë i kemi mirëkuptuar. Nuk ka qenë e mundur të bëhet marrëveshja me SBASHK-un as pa ndihmën e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai. “Është e ditur që Qeveria është e interesuar t’i japë përgjigje të gjitha kategorive. Ne jemi të interesuar që të respektohet dinjiteti i të gjithëve në Kosovë. Mendoj që jemi gati për nesër, falënderoj sindikatën dhe urime”, ka shtuar ai. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se me projektligjin e ri do të rriten pagat për 70 mijë të punësuar. E kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, shkurtimisht ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, teksa ka thënë se është arritur një marrëveshje, mirëpo pa dhënë detaje se cila është ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …