Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se nesër votohet ligji që vulosë rritjen e pagave për gjithë sektorin e shëndetësisë. “Kemi punuar gjatë që të kemi një projektligj që rritë dinjitetin e mjekëve tanë. Çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit e kthen sistemin e shëndetësisë në një gjendje ku mjekët ikin dhe pacientët nuk marrin kujdesin e duhur shëndetësor”, ka shkruar ministri Ismaili. Ai ka thënë se rritja e pagave, përpos që siguron mirëqenie për mjekët dhe infermierët tanë, mundëson fokusim vetëm tek pacienti. “Ftoj të gjithë akterët dhe profesionistët shëndetësorë të mbështesin ligjin për të tejkaluar një padrejtësi të madhe që i është bërë sektorit të shëndetësisë për dhjetëra vite!”, ka shkruar Ismaili.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …