Drejtoresha e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Izabela Kisiq mendon se duhet pasur parasysh pasojat e ndryshimit eventual të kufijve. Ajo, në një shkrim për gazetën “danas”, ka thënë se ndarja e Kosovës nuk garanton normalizim, por vetëm sa hap çështje të reja që kanë të bëjnë me rregullimin e brendshëm të Serbisë. Ndarja,ka thënë ajo, shpie drejt homogjenizimit brenda Serbisë dhe izolimit të mëtejmë ekonomik e kulturor të minoriteteve. “Kjo ka të bëjë sidomos me minoritetet që jetojnë të përqendruara në rajone të ndryshme të Serbisë siç janë shqiptarët në Luginë, hungarezët në Vojvodinë ose boshnjakët në Sanxhak. Nëse realizohet ndarja e Kosovës, ata mund të shtrojnë në mënyrë legjitime kërkesa sikur ato që i bën Beogradi ndaj Prishtinës. Ndarja është hyrje në fragmentarizim të Serbisë e do të kishte pasoja edhe për vendet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …