Kadri Veseli thotë se me Ligjin për Pagat do t’i japin fund anarkisë që ka mbizotëruar qe 20 vite në sektorin publik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur marrëveshjen me SBASHK-un për ndërprerje të grevës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur sot marrëveshjen me SBASHK-un, që parasheh  ndërprerjen e  grevës, në mënyrë që të hënën nxënësit t’i kthehen procesit mësimor. Sot në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kryeparlamentari Veseli ka bërë me dije se procesi mësimor do të fillojë të hënën. Ai është shprehur i lumtur që nxënësit e Kosovës dhe mësimdhënësit nga e hëna do t’u kthehen shkollave.

Veseli ka thënë se të gjithë punëtorëve në sistemin e arsimit u janë rritur pagat, duke u zotuar se kjo rritje do të vazhdojë ashtu siç ka premtuar së bashku me kryeministrin Haradinaj. “Nesër në Kuvendin e Kosovës do të miratojmë Projektligjin për pagat, i cili do të mundësojë rritjen e pagave për më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik. Ashtu siç u kemi premtuar, pagat do t’u rriten të gjithëve: policisë, ushtrisë, shëndetësisë, arsimit, artistëve, administratës publike, asamblistëve të komunave, pensionistëve dhe gjithë punëtorëve tjerë”, ka thënë Veseli. Po ashtu Veseli ka siguruar të gjithë punëtorët e Doganës dhe ATK-së se statusi i tyre nuk do të preket.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …