Juniku fitues i Turneut të qyteteve “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”

Me ndeshjen finale në futsal të zhvilluar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, Juniku-Prishtina, ka përfunduar Turneu Kupa e qyteteve “Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ”. Fitues i këtij trofeu doli Juniku pasi në finale mundi Prishtinën me rezultat 5 : 3. Shënues për Junikun: Granit Humaj, Avdyl Maloku, Drilon Hoxha, dhe Shkodran Loshaj. Para ndeshjes finale, u zhvillua takimi ndërmjet Veteranëve të UÇK-së të Dukagjinit dhe atyre të Llapit, fitore shënuan veteranët e Dukagjinit me rezultat 7:3. Në fund për dy ekipet finaliste u ndanë medalje dhe kupa. U ndanë edhe shpërblimet për më të dalluarit. Lojtar më i mirë i turneut u shpall Zeqë Kuçi, portier më i dalluar Labinot Dakaj, kurse shënues më i dalluar Granit Humaj të gjithë të Junikut. Për kontributin e dhënë në organizimin e këtij turneu me nga një plaketë u nderuan, Kadri Shala nga Juniku dhe Fitim Selmani nga Podujeva. Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, pjesëtarët e familjeve Pajaziti, Zejnullha dhe Hoxha si dhe bashkëluftëtartët e tyre. Ndërsa me datë 01.02.2019, Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Futsalit Juniku, duke ju uruar fitoren, gjithashtu u zotua që edhe në të ardhmen Komuna e Junikut do ti përkrahë sportistet dhe sportin në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …