Pal Lekaj

Ministri, Pal Lekaj thotë se kryeministri Haradinaj as nuk e ka ndërmend të heq taksën 100% të vendosur ndaj Serbisë

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri Haradinaj as nuk e ka ndërmend të heq taksën 100% të vendosur Serbisë. Lekaj, ka thënë se nuk do t’i plotësohen dëshirat Beogradit që të largohet taksa. “Haradinaj është që të përkrahë dialogun pa vendos kushte kur ne nuk kemi vendos kushte”, tha ai Nënkryetar i AAK-së ka thënë se taksa ka qenë vendim i koalicionit, dhe liderët ishin dakorduar që të mos zbehen gjatë rrugës. “Haradinaj ishte dakorduar me Kryetarin e Kuvendit që taksa të shkojë në 100%. Ata gjithashtu janë dakorduar që gjatë rrugës nuk guxojnë të zbehen dhe taksa të mbahej deri në njohje”. Lekaj ka thënë se Haradinaj nuk do të hamendet për largimin e taksës. “E them publikisht, nuk mendoj dhe as që e ka ndër mend që Haradinaj të hamendet e të pezullojë taksën”, deklaroi ndër të tjera Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …