Nata e Tmerrit

Të hënën në Mitrovicë do të shënohet 19 vjetori i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000

Në organizimin e Komunës së Mitrovicës dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të hënën me datën 04.02.2019 duke filluar nga ora 17:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, do të shënohet 19 vjetori i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku në veriun e Mitrovicës u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 të tjerë si dhe ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë. Ftohen që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtuese të gjithë qytetarët e Mitrovicës e posaçërisht familjarët e viktimave, të plagosurve dhe të dëbuarve. Paraprakisht do të ndizen qirinjtë tek shtatorja e heroit  “Mehë Ukë” në shenjë respekti dhe përkujtimi për të vrarët në këtë natë tmerri.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …