Rrustem Berisha

Në 4 muajt në vazhdim pritet të ngrihet Ministria e Mbrojtjes ose Ministria e FSK-së të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes

Këshilli Euro-Atlantik në fundin e janarit ka diskutuar për vendimin e shtetit të Kosovës për fillimin e fazës së tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Ky këshill i ka dhënë 120 ditë afat kohor Kosovën, për të filluar ndryshimet në mënyrë që pas këtyre muajve të jepen edhe komentet e shteteve anëtare të NATO-s për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa, deri me 5 mars, kryeministri i vendit pritet të miratojë strukturën e FSK-së. Këto detaje i ka bërë të ditura, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha. “120 ditshin e parë pritet që të ngritët Ministria e Mbrojtjes ose të kalojmë nga Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, me një strukturë të re, prapë Ministria do jetë një Ministri e integruar, por tani ndoshta me përqindje do jetë 75 për qind personal ose staf civil dhe 25 për qind staf ushtarak. Jam i sigurt që brenda 120 ditëve kjo do arrihet. Pritet që deri më 5 mars kryeministri ta miratojë strukturën e FSK-së dhe pastaj krahas strukturës janë edhe rregulloret që përcaktojnë funksionimin dhe organizimin e strukturës, koordinimin mes departamenteve, janë të parapara diku 10 rregullore brenda këtij viti që të miratohen e që do jenë në shërbim të ndërtimit të FSK-së”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …