Nuk është e sigurt, por nuk është e pamundur që presidenti i SHBA-së Donald Trump deri në fund të vitit të qëndrojë për vizitë në Serbi, shkruan sot gazeta e Beogradit “blic”. Sipas këtij mediumi, arritja e marrëveshjes ndërmjet Serbisë e Kosovës do të ishte fitore edhe për Trumpin. Pas letrës që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ia dërgoi presidentit amerikan Donald Trump, foli ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott, i cili tha se Trump do të dëshironte ta vizitonte Serbinë. “Mendoj se këtu do ta kishte mjaft bukur. Unë do ta përshëndesja një gjë të tillë”, ka thënë Scott duke shfaqur mendimin se marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës do të duhej të arrihej ndërmjet dy vendeve e j o me ndërhyrje të jashtme as nga BE-ja, as nga SHBA- ja dhe as nga Rusia.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …