Lidhja Demokratike e Kosovës gjendjen e tanishme në Kosovë po e sheh si situatën më të vështirë për vendin. Kjo parti pohon se është gati për zgjedhje, madje aktualisht edhe votat e Listës Serbe do të pranohen për ta rrëzuar Qeverinë. Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë për mediet se si zgjidhje për Kosovën janë dy alternativa. E para sipas tij, është të shkohet në zgjedhje të reja, ndërsa alternativë të dytë ristrukturimi i Qeverisë ku do të marrin pjesë të gjitha subjektet politike. Deklarimet se LDK-ja po bisedon për të qenë pjesë e ekzekutivit, Beqiri i quan manipulime. “Ne e kemi interesimin dhe iniciativën për rrëzim të qeverisë për mocion ndaj qeverisë, mocion mosbesimi, por mbi të gjitha ka mungesë votash ne jemi të vetëdijshëm kemi pas diku 58 vota si opozitë, por kanë ndryshuar gjërat fatkeqësisht, PSD-ja tani thonë që i kanë të gatshëm nënshkrimet edhe ne i kemi, neve na duhet dikush nga koalicioni qeverisës nëse i sigurojmë votat pse jo duhet me përdor këtë mocion me rrëzu këtë qeveri, e rrugës do ishte këta vetë me shku, por vetëm nëse i prishin raportet për interesa se nuk e besoj se ndodh”, tha ai. Ai shton se edhe votat e Listës Serbe do të pranohen, sipas tij, nëse bëhet Qeveria me votat serbe, pse edhe të mos rrëzohet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …