Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në debatin publik me qytetarët e Rahovecit për autostradën e Dukagjinit. Ministri Lekaj u premtoi qytetarëve të Rahovecit se sugjerimet e tyre do të merren parasysh dhe se ato që janë të arsyeshme do të inkorporohen në projektin final. I pari i Infrastrukturës dhe Transportit u tha qytetarëve se ky projekt është i qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si i tillë ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e vendit me korridoret pan-evropiane. Ai pos tjerash u premtoi qytetarëve se krahas këtij projekti, do të rregullohet edhe shtrati i Drinit të Bardhë dhe maksimalisht do të kursehet toka bujqësore, e që për rahovecianët ka rëndësi shumë të madhe. Ndërsa qytetarët duke vënë në pah rëndësinë e këtij projekti të munguar nga qeverisjet e kaluara, me anë të sugjerimeve të tyre dhanë kontributin e tyre për projektin e autostradës së Dukagjinit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …