Kryeministri Haradinaj vazhdon të përballet me kërkesën e partnerit të koalicionit, për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe. Presioni në rritje i Shteteve të Bashkuara për t’u zmbrapsur nga vendimi që ka futur në bllokadë dialogun me Serbinë bëri që kryekuvendari Kadri Veseli si propozues i 100 për qindëshit të kërkojë suspendimin e kësaj mase. Por Haradinaj që deri tani ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së partnerit, nuk është deklaruar të hënën për taksën. Këtë nuk e ka bërë as pas takimit me kryetarin Thaçi ka dhënë zotim para amerikanëve se Kosova do ta shqyrtojë pezullimin e taksës për t’i dhënë shans arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nga Ferizaj ka paralajmëruar vendimmarrje të shpejtë rreth taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Këtë e ka arsyetuar me faktin se edhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë pezullimin e taksës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …