Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se nëse projektligji për dialogun miratohet si është, lë hapësirë për negocimin e territoreve. Ajo ka thënë se nëse Ligji për dialogun miratohet pa u ndryshuar, Hashim Thaçi do të ketë hapësira manovrimi. Osmani thotë se e ka thënë Bashkimi Evropian se ekipi negociator do të jetë ndihmës i Hashim Thaçit, pasi formati i përcaktuar është në nivel presidentësh. Deputetja e LDK-së ka thënë se PSD është subjekti opozitar që është tërhequr nga rrëzimi i Qeverisë dhe i është bashkuar koalicionit PANA. Sipas Osmanit, të jesh në anën e Qeverisë nuk nënkupton vetëm të futesh në Qeveri, por ka edhe shumë mënyra tjera që sipas saj PSD tashmë po “përfiton” nga pozicioni i saj i ri politik.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …