Oda Ekonomike Amerikane e shpreh shqetësimin me favorizimin e ndërmarrjeve publike

OEA rritja e pagave për sektorin publik rrit dallimet në nivelet e pagesave ndërmjet sektorëve publik dhe privat

Oda Amerikane përsërit qëndrimin e saj se rritja e mëtejme e pagave për sektorin publik rrit dallimet në nivelet e pagesave ndërmjet sektorëve publik dhe privat, në disfavor të sektorit privat, i cili në të njëjtën kohë është shtylla e mbushjes së buxhetit, si dhe zhvillimit ekonomik. Oda Amerikane beson se veprimet si këto të institucioneve shtetërore, pa konsideratë për ngarkesat mbi sektorin privat, janë në kundërshtim me diskursin e zyrtarëve më të lartë të shtetit për fuqizim të sektorit privat dhe nxitje të investimeve. Ngritja e pagave për sektorin publik është goditje direkte për ndërmarrjet private, e posaçërisht për sektorin edhe ashtu të brishtë të prodhimit, por edhe për rritjen e investimeve të huaja direkte, për shkak se fuqia punëtore, nuk do të mund të promovohet më tej si përparësi konkurruese e Kosovës. Në të njëjtën kohë, marrja e vendimeve me efekte afatgjata, në kushte të presionit, pa dialog gjithëpërfshirës, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e sektorit privat, cenon prospektet e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Institucionet e vendit, Qeveria dhe Kuvendi, duhet të përmbahen nga vendimet si këto, por edhe paralajmërimet për vendime të tjera, të cilat Oda Amerikane i konsideron si ndërhyrje në sektorin privat, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, si dhe orientimin e Kosovës për fuqizimin e ekonomisë funksionale të tregut’, thuhet më tej në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …