Në kujtim të 1370 fëmijëve të vrarë e të masakruar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të ndërtohet një memorial. Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ideatorët e këtij memoriali. “Një memorial i ngritur për 1370 fëmijët e vrarë e masakruar në luftën e Kosovës, do ta përjetësojë dhimbjen e një populli dhe i bënë jehonë në botë të drejtës sonë. Prita sot nismëtarët e kësaj vepre kujtese, Nysret Pllanën, Rrezeart Galicën dhe Luana Mahmutaj, të cilët i përgëzova për idenë që sublimon sakrificën dhe simbolizon të vërtetën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …