Edhe Shoqata e Invalidëve të luftës e UÇK-së dhe ajo e dëshmorëve të UÇK-së kanë reaguar rreth ligjit për pagat dhe miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2019. Këto shoqata të luftës kanë fajësuar Qeverinë që nuk i ka marrë për bazë kërkesat e tyre për rritjen e pensionit për invalid dhe familje të dëshmorëve. Sipas shoqatave të dala nga lufta, rritja e fundit është bërë në vitin 2011 nga Qeveria e atëhershme e drejtuar nga Hashim Thaçi. Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, kryeministrit dhe ministrive përkatëse që të shqyrtojnë kërkesat e tyre. Sipas dokumenteve që ka postuar Shurdhaj, Shoqata e Invalidëve të luftës e UÇK-së i ka bërë kërkesë edhe kryeministrit Ramush Haradinaj për ngritje të pensioneve të invalidëve të UÇK-së. Këtë kërkesë Shoqata e Invalidëve të luftës e UÇK-së e ka bërë më 14 janar të këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …