Jakup Krasniqi: A duhet të vazhdojë më tej dialogu i Kosovës me Serbinë, në Bruksel?

Jakup Krasniqi: A duhet të vazhdojë më tej dialogu i Kosovës me Serbinë, në Bruksel?

Duke komentuar çështjen e Trepçës, për të cilën Bashkimi Evropian thotë se duhet të zgjidhet me dialog ka reaguar edhe ish kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi i cili saktëson se prej se kanë filluar Bisedimet politike të Brukselit në mes Prishtinës e Beogradit, Brukseli zyrtar më se një herë ka anuar haptas në mbrojtje të politikave gjenocidale të Serbisë. Pothuajse në asnjë rast gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka reaguar ndaj politikave agresive të pasardhësve të Millosheviqit?! Natyrisht, për ketë çështje nuk janë fajtor vetëm në Bruksel, fajtori kryesor është në Kosovë dhe janë të gjithë ata që i filluan bisedimet politike dhe të gjitha ata që e votuan Marrëveshjen e 19 prillit 2013.

Në ato marrëveshje që vazhduan edhe më pastaj, përfaqësuesit e Kosovës në ato bisedime pranuan të bisedojnë për statusin e saj të zgjidhur gjatë bisedimeve të Vjenës dhe më shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe të konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Siç po shihet zyrtarët e BE-së as pas 11 viteve nuk janë duke i analizuar as Dokumentet që i kanë prodhuar  zyrtarët e BE-së. Kjo shihet nga deklarata e zëdhënëses së BE-së, zonjës Kocijancic, e cila paska deklaruar:

“Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidhë nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Të gjithë e dimë se bisedimet në fillimin e tyre janë bërë, duke pasur parasysh Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së “për të lehtësuar qarkullimin e lirë dhe lehtësinë e qytetarëve të të dy vendeve”. Ndërsa reagimi paska ardhur për shkak të rregullimit të statusit të Trepçës. Ndërsa pasuria e Kosovës nuk duhet të rinegociohet pasi ajo është çështje e kryer në vitet 2006- 2008. Të përfundojmë: Të gjitha “argumentet” që po i dëgjojmë këtyre dite dhe gjithë presionet ndaj Kosovës, janë kryekreje në adresë të gabuar! Sigurisht që për ketë gjendje, përgjegjësia është të faktori politikë shqiptarë i cili nuk po gjënë forcë që të formësojë asnjë politikë unifikuese për vendin e vet.

Kjo gjendje sikur po e kërkon një pushim në dialog!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …