Ministri Shala kërkon nga tregtarët që të bëjnë vendosjen e flamujve afër produktit të origjinës  

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, inspektime shtesë me qëllim që të shohim deri ku dhe sa është duke u zbatuar ligji për mbrojtjen e konsumatorit, respektivisht neni i cili përcakton vënien e flamujve afër produktit të origjinës. Ministri Shala ka kërkuar nga të gjithë pronarët e pikave shitëse që ta respektojnë në përpikëri dhe njëkohësisht mos të lejohen manipulime të cilat janë duke u krijuar në disa produkte, ku një produkti që prodhohet në një vend tjetër i vendoset flamur tjetër. Inspektorati nuk do të jetë më tolerant ndaj asnjë subjekti, çdo pikë shitëse e cila vërtetohet se nuk është duke e zbatuar këtë ligj, inspektorati do të merr masa siç është paraparë me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …