Limaj

Fatmir Limaj thotë se duhet të kthehemi në tavolinë dhe të bisedojmë çështjet e hapura që kemi me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas kthimit nga Brukseli, ka konfirmuar se atje kanë shkuar për të bërë modelimin e dialogut të mundshëm. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është përmendur edhe taksa. “Është përmend edhe taksa. Duhet të kthehemi në tavolinë dhe të bisedojmë çështjet e hapura që kemi me Serbinë. Së shpejti do ta kemi edhe takimin e radhës. Platforma shpresojmë që të përcillet në Kuvend në javën e ardhshme. Jemi duke e bërë modelimin e dialogut të mundshëm. Ky dialog duhet të shkojë direkt e te marrëveshja finale, me kushtet që ne kemi ndaj Serbisë”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …