Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Sa ka ndikuar Serbia në vendimmarrjen dialoguese të Kosovës

Me Bombardimin e mbetjes Jugosllave Serbi-Mali i zi, bashkësia ndërkombëtare ishte kujdesur që RFJ-në, alias Serbinë, ta mbante jashtë Kosovës. Autoritetet e UMNIK-ut nëpër vite i kaluan përgjegjësitë te të zgjedhurit vendor, të cilët në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare e pas një shterrimi të tërësishëm të një procesi të autorizuar nga këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nën drejtimin e Presidentit Athisari, duke pranuar planin e tij dhe duke u zotuar për vlerat e rendit botërorë shpallëm Pavarësin dhe Sovranitetin e Kosovës. Kjo pavarësi të cilën e njohën më shumë se gjysma e shteteve të botës, gati dy të tretat e saj, u quajt e drejt nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik 2010, e cila u shpreh në kërkesë të Këshillit të OKB-së inicuar nga Serbia, e cila u shpreh se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

 

Kombet e Bashkuara nuk ishin shprehur, angazhuar e as nuk kishin marrur veprime ta shfuqizonin shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Këto janë tri gjërat të cilat do të mjaftonin për secilin pushtetar e shtetar tonin ta trajtonte Sovranitetin e Kosovës, të plotë. Një sovranitet i përmbyllur nuk hapet dhe kushdo që atë e hapë për llogari të kujt do, bazuar në detyrimet që dalin nga Kushtetuta e vendit quhet tradhëti!

Bisedimet teknike që u hapën me Serbinë ishin thyerja e parë e akullit, që Serbia theu në drejtim të qëllimit, që kishte dështuar ta arrinte me pyetjen GJND-së, rihapjen e statusit të Kosovës. Padituria e politikës sonë miope nëpër vite shkoj aq larg sa Serbinë e bëri palë në gjithë çështjet e brendshme. Të ketë ndodhur kjo vallë rastësisht, nga një mosdije e papërvojë? Vështirë të thuhet! Po të ishte kaq e thjeshtë lajthitja që plotësoka një kërkesë kaq vitale të Serbisë, të gjitha shtetet do nxjerrnin në treg çështjet e tyre të brendshme. Por jo! Bota kalb anë e kënd globit spiuj agjenturash e tradhëtar vendesh, sepse ata shesin nga gjëra vitale shtetesh deri te cënimi i sigurisë kombëtare dhe rrezikimi i sovranitetit.

Po me ne çfarë po ndodhë?

Para syve tonë dhe me miratimin e heshtur të shoqërisë e të votuar në parlamentin tonë u hapen bisedime jo të çështjeve bilaterale mes shteteve, por të çështjeve të brendshme tonat me Serbinë. Fillimisht ato u hapën si teknike, por tashmë janë përmbajtësore të të gjithë fushave të mundshme, edhe politike. Serbia merr pjesë në rregullimin tonë të brenshëm dhe është palë deri në bërjen e politikave. Këtë e kanë lejuar pa të drejt kushteuese ata që duhej ta mbronin pikërisht Kushtetuten. Edhe pse shteti nuk është sot funksional ato veprime akuzojnë rëndë, pasojat e të cilave do i vuajmë gjatë. Është për të vajtuar kur kujtojmë fodullin e Edita Tahirit si na e shisnin për gëzim bashkë me gjithë ata që ushqenin bërjen e Serbisë palë të brendshme temë pas teme dhe jo pak 33 marrëveshje të tilla. Ku secila e ka bërë edhe bashkësinë ndërkombëtare të lëshoj teren para Serbisë.

Për zonjën Mogerini sot Serbia është në të drejtën e vet brenda Kosovës. Por kjo nuk duhet të vazhdoj më kështu ! Që të mos vazhdoj si bindje e Mogerinit a kujtdo tjetër nën ndikimin rus atje në Bruksel, ajo duhet të mos ushqehet e lejohet nga delegacioi ynë dhe Presidenti. Asnjë temë e brendshme nuk ka pse diskutohet as harmonizohet me Serbinë.

 Problemi qëndron se pushtetarët tanë nuk e njohin sovranitetin e vendit të tyre. Ata dyshojnë në vërtetësinë e pavarësisë sonë, andaj e hedhin në treg!.

Deri tani zonja Mogerini përpiqej të fshehte të vërteten që po ndodhte në Bruksel. Të njëjtën gjë bënin edhe të shiturit tonë që flisnin atje në emrin tonë! Ajo thoshte se Brukseli nuk dikton bisedime. Ne thoshte ajo,  vetëm i lehtësojnë ato!

Kjo doli të ishte një gënjeshtër e trashë dhe atë e demantoj vetë zonja Mogerini përmes zëndhënëses së saj. Sot zonja Mogerini përmes zëdhënëses Kocijançiq tejkaloi rregullin që na e servirte të rrejshëm dhe nxori fytyrën e vërtetë, duke u vënë kundër vendimarrjeve të brendshme për çështjet tona, sikur ishte ligji për Trepçen. Ajo nxori zëdhënësen dhe kërcënoi se Statusi i Trepçës do të del nga bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel.

Kosova tashmë ka përvojën se ku e çon një rrugë e tillë Dick Marty-ste. Dick Marty-t dhe Mogerinët nuk janë gjë tjetër veqse shërbiimet sekrete BIA serbe dhe FSB-ja ruse. Më e pakta që duhet bërë është të ndërpriten biedimet.

Nuk ka çështje të brendshme të Kosovës që duhet të nxjerret në tregjet serbo-ruse, as në tavolinat ndërkombëtare askund. Mardhënjet bilaterale që nga fqinjësia e deri te interesat e bashkëpunimit janë interes edhe i Kosovës dhe duhet të jenë interes edhe i tjerëve. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta risjell në vëmendjen e saj se ishin mizoritë serbe ndaj popullsisë së Kosovës që çuan në tërë këtë proces që sot quhet Pavarësia e Kosovës dhe që ka sovranitet mbi territorin dhe popullin e saj të udhëhequr nga një qeveri e zgjedhur.

Pyetjes që nuk mund t’i ikim : Sa ka ndikuar Serbia në vendimmarrjen tonë në dialogun ? Del të themi se ajo kishte në dorë dy anët e shkopit. Po aq sa i ka pasur në dorë objektivat e saj ajo ka arritur që edhe delegacionet tona ti ketë në dorë dhe t’i heshtë që ne të mos i dëgjojmë të këqijat që ata kanë prodhuar në favor të Serbisë. Kociançiq vërteton sot se delegacioni ynë ka gënjyer dhe se ka shërbyer në agjenda serbe. Ndryshe nuk do të vinte deklarata për media e Kocijançiqit.

Kushdo që ka vënë çështje tona të brendshme në tavolinën e bisedimeve në Bruksel ka shërbyer agjendat serbe dhe kushtetuta jonë veprimet e tilla i ngarkon me përgjegjësi tradhtie.

Për të qenë kjo edhe më e kobshme Presidenti ynë sot në në një takim ndërkombëtar në Amerikë e quajti të pranueshëm ndryshimin e kufijve.

Bazuar në ato që po bënë kryetari e në mungesë të KFOR-it ne sot do kishim luftë për pasojat e të cilës prap NATO-ja do paguanet çmimin.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …