Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në Bruksel sot është nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në përpurthje me Marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar të emrit, shkruan lajmi.net. Këtë nënshkrim e ka përshëndetur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se me nënshkrimin e këtij protokolli, ky është një hap i madh për tërë rajonin dhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. “Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …