Kryetari Latifi ka pritur në takim arkitekt e rinj të komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë pritur në takim arkitekt të rinj të komunës së Rahovecit. Kryetari Latifi u ka thënë atyre se rinia e Rahovecit është pasuria jonë më e madhe, kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju pres në takim juve si arkitektët e rinj e që prezantuat një projekt shumë interesant dhe kreativ. Monumenti ‘GRAPELAND’ është një monument i ideuar nga grupi juaj i të rinjve arkitektë, që ka potencial të bëhet pjesë e identitetit të Rahovecit. “Unë shpreha gatishmërinë e Komunës që të përkrahë projektin me të gjitha kapacitetet deri në realizim. Njëkohësisht ne vazhdimisht inkurajojmë të rinjtë tanë që të angazhohen dhe japin kontributin e tyre për Rahovecin”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …