Komuna e Vitisë dhe Caritasi zviceran nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për promovimin e prodhimtarisë bujqësore

Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të komunës së Vitisë dhe Caritasit Zviceran (CaCH), që parasheh bashkëfinancimin rreth promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Viti, ngritjes së sipërfaqeve të kultivuara dhe certifikimin e fermerëve. Kjo marrëveshje bashkëfinancimi, u nënshkrua nga kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe drejtoreshës së Caritasit Zviceran për Kosovë Vera Haag Arbenz. Në bazë të kësaj marrëveshje, Caritasi do të zbatojë projektin “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI” duke synuar përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor në komunën e Vitisë. Duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe pas analizave të hollësishme Caritasi Zviceran ka zhvilluar modelin e granteve të përbërë nga dy paketa, një paketë standard për fermerë të rregullt dhe një paketë për persona të cenueshëm, për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike dhe mjaltit në disa komuna, përfshirë edhe komunën e Vitisë. Qëllimi i skemës së grantit është të mundësojë mbështetjen financiare deri në 25 fermerë me një shumë totale prej 72000 eurosh për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore dhe prodhimin e mjaltit. Skema standarde e grantit ka një përqindje prej 50%-35%-15% ose 50% (36000 Euro) të mbuluara nga Caritasi, 35% (25000 Euro) nga komuna dhe 15% (11000 Euro) nga fermerët. Paketa për persona të cenueshëm ka një përqindje prej 50% – 40% – 10% (50% të mbuluara nga Caritasi, 40 nga komuna dhe 10% nga fermerët). Për mbulimin e pjesës së vet personat e cenueshëm mund të aplikojnë për kredi te KEP Bankë, me kushte të volitshme. Ky model është një mundësi unike për fermerët për të zhvilluar dhe kultivuar produktet bujqësore në Kosovë dhe ka një qasje të orientuar nga tregu që vjen si rrjedhojë e kërkesave të tregut dhe të trendëve. Qëllimet kryesore të projektit janë promovimi dhe prodhimi frutave manore, mjaltit, bimëve mjekësore dhe frutave aromatike (BMFA). Mandej certifikimi i fermerëve me standardet organike të prodhimit për kultivuesit e BMFA, edukimi, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore, si dhe themelimi i zinxhirit të vlerave për kultivuesit. Përndryshe kjo marrëveshje është paraparë të zgjasë për periudhën një vjeçare, me mundësi vazhdimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …