Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka insistuar se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet edhe nëse do të duhej të binte Qeveria. Ai e ka quajtur të papranueshëm kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës duke thënë se edhe më parë dialogu ka vazhduar përkundër sanksioneve që kishte vënë Serbia ndaj Kosovës. “Ne kemi qenë konstruktiv edhe pse Serbia nuk ka implementuar asnjë marrëveshje. Kemi qenë në dialog përkundër shkeljeve të marrëveshjes. Nuk do ta pezullojmë dhe jemi të vendosur që nëse duhet të shkohet edhe në zgjedhje, por taksa do të mbetet. Qeveria e Haradinajt nuk ndryshon mendimin: nuk do të ketë as heqje as pezullim të dialogut”, ka thënë ai. Lekaj ka përsëritur qëndrimin e shefit të tij ndaj idesë së kryetarit Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë. “Haradinaj e mbron kushtetutën, mbron qeverinë dhe qytetarët. Deri tani nuk kemi dokument. Nuk besoj se Thaçi mund të nënshkruaj dokumentin pa u bazuar në kushtetutën e vendit”, ka thënë Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …