MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË TAKIMIN E KËSHILLIT MINISTROR PËR INTEGRIM EVROPIAN

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, në të cilën u diskutua rreth Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II), si dhe realizimin e prioriteteve që dalin nga kjo agjendë. Me këtë rast, ministri Bytyqi ka theksuar se MAShT është angazhuar që të përmbushë me sukses të gjitha prioritetet që kanë pasur të bëjnë me ERA I, ndërkohë që tha se do të vazhdojmë të përmbushim prioritetet e agjendës së ERA II. Ministri Bytyqi theksoi se të gjitha prioritetet e përcaktuara nga kjo agjendë, me disa plotësime, janë bazuar në dokumentet strategjike të MAShT, ndërsa theksoi edhe angazhimin për reforma në arsimin e lartë, si dhe punën e vazhdueshme në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …