leoni

Donika Kadaj-Bujupi: Për AAK-në taksa është çështje e mbyllur dhe duhet vazhduar tutje me masat ndaj Serbisë

Donika Kadaj-Bujupi: Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte, ai është shëmbëlltyra e një rezistence 100 vjeçare

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj para pak ditësh e ka emëruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin si këshilltar të tij. Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i cili ka thënë se në Qeverinë e Kosovës nuk duhet të kenë vend të dënuarit për krime lufte Kosovë. Pas deklaratave të Kosnettit, ka reaguar deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, e cila ka thënë se Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte dhe se nuk mund të jetë kurban i një therrtoreje të panevojshme “Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte. Ai është shëmbëlltyra e një rezistence 100 vjeçare. Me armë të gjata mbi krye dhe në një proces kontravers u gjykua nga Eulexi. Sipas fjalëve të disa dëshmitarëve që as fshatrat e tyre nuk i njihnin, ai u dënua me 14 vjet. Praktikat e gjykimeve të tilla kanë treguar se sistemet juridike shterpe kanë nevojë për gjak të freskët. Komandant Selimi nuk mund të jetë kurbani i një therrtoreje të panevojshme.”, ka shkruar Kadaj – Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …