Ministri, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia duhet ta shfrytëzojë momentin pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje me Kosovën, deri në përfundimin e mandatit të presidentit amerikan Donald Trump. Mediat serbe shkruajnë së aktualisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po zhvillohet një betejë e lidhur me atë nëse në shkurt do të mbahet seanca për Kosovën. Ndërsa ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Guinea Ekuatoriale, si kryesuese e KS të OKB, ka insistuar që të mbahet kjo mbledhje, por miratimin e rendit të ditës mujor e kanë parandaluar me kundërshtimin e tyre SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia. Për shefin e diplomacisë serbe “është e habitshme që në kohën kur është bllokuar dialog, shkaku i taksës të vendosur nga Kosova, këto vende nuk duan të diskutohet për të”. “Nuk e ka futur Serbia praktikën që seancat të mbahen çdo tre muaj, por Sekretari i përgjithshëm dhe i OKB-së shkruan raportet e tij në tre muaj. Ne jemi të gatshëm për kompromis, por absolutisht dënojmë përpjekjen për të dëbuar temën e Kosovës nga rendi i ditës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Daçiq, për “Tanjug”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …