Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Haradinaj thotë se vendimi për mos ta hequr taksën nuk është kundër SHBA-ve por për t’ia treguar vendin Serbisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur edhe rreth raportit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kohëve të fundit këta të fundit nuk po i kursejn kritikat dhe kërkesat për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe. Ai ka arsyetuar këtë vendim duke thënë që vendimi për tarifën nuk është bërë në mënyrë që të prishim raportet me Amerikën, por sipas tij për tja treguar vendin e vet Serbisë. “Çdo veprim ka një kundëvlerë por marrja e vendimt për taksën nuk është bërë në llogari që të na prish raportet me Amerikën. Kur marrim veprime kundër Serbisë i bie gati si një veprin kundër Rusisë, e vërtetë që ka një situatë të ndjeshme, ka një kërkesë direkte për pezullim të taksës nga Amerika, por ky vendim është interes i yni. Nuk mundet që askush t’a disiplinojë Serbinë që të mos tërheq njohje për Kosovën, apo mos anëtarësim në INTERPOL e shumë gjëra tjera në dëm të Kosovës”, ka thënë kryeministri. Kreu i Qeverisë, tutje thotë se ky veprim po bëhet prej ‘zorit’, kundër Serbisë përderisa është  shprehur i bindur se në asnjë formë Amerika nuk i bën keq Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …