Kryetari Thaçi: Në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik

Thaçi: Në Uashington flitet me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA. Përmes një shkrimi ai ka thënë se Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve. Sipas tij, ishte inkurajuese të konfirmohej që në Uashington flasin një zë për Kosovën. “Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë. Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime. Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …