OEK synon themelimin e Gjykatës Komerciale e cila do ta ndihmonte ekonominë tash në kohën pandemike

Oda Ekonomike e Kosovës reagon ndaj aksioneve të policisë në kohën e fundit nëpër kafiteri, restauronte e hoteleri

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj disa aksioneve të organeve të rëndit, të cilët kohëve të fundit po kryejnë bastisje nëpër kafiteri, restauronte e hoteleri. OEK thotë se aksionet e tilla pa paralajmërim janë të pashembullta dhe të pabazuara, dhe nuk janë rruga e duhur për vendosje të rëndit dhe qetësisë. Ndërsa thekson se po dëmtojnë sektorët e biznesit të gastronomisë e hotelerisë. Rregullimi i këtij sektori dhe sektorëve të tjerë, kërkon dialog publiko-privat, si dhe proces të ndryshimeve ligjore, konform rrethanave të reja qe mund të krijohen në shoqëri dhe treg, gjithnjë duke balancuar interesat publike dhe private. Qasja arbitrare dhe e njëanshme, na sjell në situata që rrisin informalitetin në treg dhe mundësinë për rritje të keqpërdorimeve nga zyrtarët publik”, thuhet në reagimin e OEK dërguar mediave. Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se së bashku me anëtarësinë nga ky sektor, të organizuar përmes Shoqatës së Gastronomeve, do të koordinojnë përpjekjet për mbrojtje të sektorit nga arbitrariteti i organeve shtetërore dhe për të siguruar rregullim ligjor, për këtë sektor, konform rrethanave të reja, rëndësisë ekonomike që ka ky sektor dhe interesave të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …