Haradinaj i ka takuar sot ministrat Bytyqi e Mustafa si dhe Drejtorin e Policisë në lidhje me rastin e Drenasit

Haradinaj i ka takuar sot ministrat Bytyqi e Mustafa si dhe Drejtorin e Policisë në lidhje me rastin e Drenasit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim pune ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, kryeshefen e Inspektoratit policor, Miradie Kelmendi dhe kryeinspektorin e Arsimit, Defrim Gashi, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit, pas rastit të abuzimit seksual të një të miture nga Drenasi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Me këtë rast, Haradinaj ka kërkuar që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer vepra të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi. Po ashtu, kryeministri i ka bërë thirrje Prokurorisë së vendit, që t’i nxjerrë para drejtësisë akterët e këtij krimi. “Institucionet e vendit, Prokuroria dhe Gjykata, duhet të dëshmojnë fuqinë e vet në zbatim të ligjit. Rasti i abuzimit seksual të të miturës në Drenas, duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm nga të gjitha institucionet e vendit”, ka theksuar Haradinaj. Njëkohësisht, Haradinaj kërkon nga të gjithë mekanizmat institucional dhe shoqëror, që të bashkërendojnë politikat dhe aktivitetet, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …