leoni

Komuna e Malishevës, përkrahë 350 bujq me makina për spërkatje

Ka filluar shpërndarja e 350 makinave spërkatëse, për 350 bujq të Komunës së Malishevës. Ky është projekti i dytë që ka filluar të realizohet në këtë vit, në fushën e bujqësisë. Shpërndarjen e këtyre makinave për bujq, e kanë parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha. “Besoj që këto subvencione do të ju ndihmojnë juve bujq të komunës sonë, pasi qëllim i yni është rritja e kapaciteteve dhe krijimi i kushteve sa më të mira për bujqit, sepse bujqësia, në kushtet tona, është fusha më e rëndësishme në zhvillimin ekonomik”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë takimit me bujqit përfitues. Ndërsa drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, ka thënë se “në vazhdimësi janë duke u munduar që brenda mundësive buxhetore, ti përkrahin bujqit, në të gjitha format e mundshme, me qëllim të zhvillimit sa më të madh të bujqësisë, apo në këtë rast të pemëtarisë, si degë me rëndësi të madhe”. Sipas drejtorit Hoxha, në këtë projekt, janë përkrahur 350 pemëtar, me makina spërkatëse, përkatësisht makina krahu dhe me bateri, në mënyrë që të kenë më të lehtë përdorimin e tyre për spërkatjen e pemëve. I tërë projekti ka kushtuar 6090 euro dhe është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …