Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Hoti: Është e pa pranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka theksuar se qytetarët duan transparencë lidhur me dialogun, duke theksuar se është i papranueshëm ambalazhimi i këtij procesi. “Qytetarët e Kosovës duan transparencë lidhur me dialogun me Serbinë, që është sygjerim edhe i dy ambasadorëve të SHBA-së, në Prishtinë e Beograd. Është e pa pranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi.  Kjo qasje e Presidentit u pa edhe sot në konferencën për medie. Ne nuk mund të “manovrojmë” me procesin e dialogut. Ne duhet të jemi të qartë me qytetarët e Kosovës dhe aleatët tanë për pozicionin tonë në dialogun me Serbinë. E para, Kosova duhet të dialogojë dhe do të dialogojë, sepse nuk ka alternativë tjetër. Gjuha që nxitë konflikte duhet të hiqet nga diskursi jonë. E dyta, Kosova tokë me nda nuk ka”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …