Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar të pranueshëme kërkesën e kryekuvendarit Veseli, lidhur me një amandament të miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Më 24 tetor të vitit 2018, Veseli referoi një amendament të Kushtetutës, të propozuar nga 80 deputetë duke kërkuar nga Gjykata të bëjë vlerësim paraprak nëse amendamenti i propozuar zvogëlon ndonjë nga të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës. Amendamenti i propozuar parasheh që të shtohet një paragraf i ri pas paragrafit 8 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] të Kushtetutës, respektivisht të shtohet edhe paragrafi 9, si në vijim: “Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”. Gjykata konstatoi se formulimi i amendamentit të propozuar nuk zvogëlon asnjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kushtetutë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …