Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se në Statutin e Trepçës nuk janë përfshirë asetet që kanë qenë në pronësi të saj gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Sipas tij në këtë statut ka edhe defekte lidhur me konceptimin e aksioneve, që siç thotë Konjufca ekspertët e ekonomisë që janë marrë me këtë janë treguar të dobët. Ai ka thënë se Trepça është e rrezikuar nga vizioni edhe i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe i Qeverisë në përgjithësi lidhur me privatizimin e Trepçës, dhe kjo do të ishte më e keqja. Kujtojmë që të shtunën e kaluar në një seancë të rregullt, Kuvendi pas mesnate ka miratuar Statutin e Trepçës me shumicë votash.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …