Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Këshilli i Sigurimit, ambasadorja e britanike, Karen Pierce, ka ritheksuar se Kosova e ka të drejtën e ushtrisë së vet. E në lidhje me këtë deklaratë të saj, ka reaguar Ambasada e Rusisë në Londër duke thënë se Mbretësia e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore injorojnë kërcënimin që përbën formimi i ushtrisë së Kosovës, ndaj serbëve të veriut. Ambasada ruse ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se kjo ushtri përveç që përbën rrezik të drejtpërdrejtë për serbët e rrezikon edhe stabilitetin në Ballkan. Ambasadorja e Britanisë së Madhe është shprehur se nuk është e nevojshme të mbahet kaq shpesh mbledhje për Kosovën, pasi shteti po përparon drejt Evropë dhe se formimi i ushtrisë së Kosovës është vendim i drejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …