Vendimi i Apelit për uljen e dënimit të kriminelit, Dritan Dajti, i cili ka vrarë 4 policë, ka shkaktuar reagime

Vendimi i Apelit për uljen e dënimit të kriminelit, Dritan Dajti, i cili ka vrarë 4 policë, ka shkaktuar reagime

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Shqipërisë,  për t’ia lehtësuar masën e dënimit Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg, ka shkaktuar reagime të forta në mbarë opinionin. Lidhur me këtë rast reagoi zyrtarisht edhe Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila e cilësoi të paprecedentë vendimmarrjen e gjykatës, duke thënë se gjyqtarët kanë shkelur të gjitha standardet profesionale. “Ulja e dënimit të Dritan Dajtit është një rast i paprecedentë vendimmarrjeje, që vjen në kundërshti të plotë me standardet profesionale. Ministria e Drejtësisë u bën thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar, që të kenë parasysh këto vendime që lirojnë bandat dhe të marrin masat ndaj gjyqtarëve respektivë. Ne gjithashtu mbështesim plotësisht Prokurorinë e përgjithshme, në qëndrimin e saj për të ankimuar reduktimin e dënimit të Dritan Dajtit”, tha ministrja Gjonaj.

Pas ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me vendimin e gjykatës për të reduktuar dënimin e Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg. Lleshaj e cilësuar si kriminal, vendimin e gjyqtarëve, duke theksuar se këta të fundit meritojnë plotësisht t’u bashkohen klientëve të tyre prapa hekurave të burgut.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …