Drejtori i Shkollës Teknike Profesionale, Nijazi Lutfiu dhe profesoresha Filloreta Arifi vlerësohen punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini kanë pritur në takim drejtorin e Shkollës Teknike Profesionale “Januz Zejnullahu”, Nijazi Lutfiun dhe profesoreshën Filloreta Arifi Rexhepi, të cilët janë vlerësuar si punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit. Me këtë rast, kryetari Haliti ka përgëzuar ata për punën dhe përkushtimin e treguar në ngritjen e cilësisë në arsimin e komunës së Vitisë. Drejtori Lutfiu, dhe profesoresha Filloreta Arifi, janë vlerësuar për respektim të punës dhe angazhimit për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, duke inkurajuar të gjithë për të ndjekur shembullin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …