Kryeministri Haradinaj thotë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash

Kryeministri Haradinaj thotë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar 20 biznesmenë nga Mitrovica. Ai ka thënë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash, tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve. “Një takim konstruktiv me përfaqësuesit e mbi 20 bizneseve nga Mitrovica. Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve. Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intenziv i institucioneve në temat e ekonomisë, janë epokë e re, që na çojnë drejt zhvillimit ekonomik. Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike”, ka shkuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …