Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim Drejtorin e Doganës së Kosovës Bahri Berisha. Qëllimi këtij takimi, siç njofton kumtesa, ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, e cila sipas drejtorit Murtezaj në shkallë të madhe dëmton interesat fiskale të Qeverisë, duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit. “Kjo gjithashtu dobëson infrastrukturën shtetërore, si dhe aftësinë e saj për të ofruar shërbime më të mira publike”. Siç thuhet në njoftim, nga ana tjetër Drejtori i Doganës se Kosovës e uroj drejtorin Murtezaj per pozitën e re dhe shprehi gatishmërinë per bashkëpunim te mëtejme. Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …