Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u zhvilluar ka formuar një Komision për punësimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës. Qeveria e Kosovës ka formuar komision për fillimin e procedurës së punësimeve të banorëve të Hades dhe Shipitullës, pas shpronësimeve që kanë ndodhur në këto dy fshatra, raporton lajmi.net. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ky është një obligim i mbetur pezull, teksa u ka kërkuar falje banorëve se pse një procedurë e tillë ka zgjatur më shumë se që është dashur.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …