Gjykata

Familja e Shaban Sylës dhe Faruk Gashit kërkojnë drejtësi për familjarët e dënuar me rastin “Bllaca”

Familja e Shaban Sylës, Faruk Gashit dhe familje të tjera, pjesëtarët e të cilave janë dënuar  me burg të rëndë, në saje të deklaratave të të instruktuarit të Serbisë, Nazim Bllaca,  kanë  reaguar duke kërkuar drejtësi për rastin e familjarëve  të tyre. Ditë më parë në një dokumentar hulumtues të RTK-së u shfaqen dëshmi, deklarate e dokumente ku saktësohet se Nazim Bllaca nga fshati Ribar i Madh qysh në vitin 1997, ishte inkuadruar për të shërbyer në Shërbimin sekret serb. Ai kishte arritur të infiltrohet në radhët e UÇK-së duke u dhënë informata të rëndësishme, inspektorëve të MUPI-it serb në Kosovë. Edhe pas luftës, Nazim Bllaca kishte bashkëpunuar   me BIA serbe. Ai kishte akuzuar dhjetëra ish luftëtarë të UÇK-së për krime të caktuara, në cilësi të dëshmitarit të mbrojtur të UNMIK-ut e më pas edhe të EULEX-it. Familjarët kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të mos heshtin edhe më tej në lidhjen e Nazim Bllacës me BIA-n serbe, meqë ishin shqiptuar dënime duke marrë për bazë vetëm një dëshmitar, i cili ishte instruktuar nga regjimi serb.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …